Ndërlidhësi (Courier): Detajet e para te tabletes sekrete nga Microsoft

Mendohet se sikur gjithë bota po e mban frymën e saj për pllakën (tabletin) nga Apple. Por ndoshta ne kemi ëndërruar për pajisjen e gabuar. Kjo është Courier, pllaka e çuditshme nga Microsoft.   Courier (ndërlidhësi) është një pajisje e vërtetë, dhe ne kemi dëgjuar se është një "prototip i vonshëm" në fazën e zhvillimit.
Më shumë se një tabletë, Courier prezantohet si një libër me 2 ekrane 7 -inch  dhe me prekje te shumëfishtë (multitouch),  i dizajnuarë për shkrim, fshirje dhe vizatim me një majë shkruese (shkop), përveç gishtave  gjithashtu. 
Ky produkt, i cili as data e daljes në treg dhe as çmimi nuk janë bërë publike, është ende në fazën e prototipit.

Por, me zbulimin e kësaj tablete, Microsoft tregon se ajo është mirë e pozicionuar në këtë garë të ngrohtë, ndërsa Apple për disa muaj ka lënë të krijohen  thashethemet në lidhje me zhvillimin e nje tablete te saj.



 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: