Kompanija Dell paraqiti llaptopin e ri Precision M4500, që përmban procesor Intel Core i5 dy-bërthamësh apo i7 katër-bërthamësh, kartel grafike Nvidia Quadro FX 880M apo 1800M me një rezolucion prej 1920x1080 pikselësh.
Tjera karakteristika të M4500 përfshijnë: ekran HD+sRGD LED, kamerë 3 megapikselë, Gobi 2.0 mobile broadband, një touchpad multi-touch dhe një SSD 64GB.
Dell Precision do të jetë në dispozicion gjatë javëve të ardhshme, përderisa çmimi ende nuk është njoftuar.



