Një vrimë e re e sigurisë në Internet Explorer 6 dhe 7 mund të jetë cak i sulmit nga Web faqet e infektuara, lajmëroj Microsoft.
Një sulmues i suksesshëm mund të instaloj program spiunues apo çfarëdo programi tjetër që transmeton të dhëna nga kompjuteri i viktimës.
Kjo vrimë e përshkruar nga Microsoft Security Advisory 981374, tashmë është duke u përdorur si pikë sulmi. Kompania Microsoft ka lëshuar
vetëm një paralajmërim, në vend se të merret me fiksimin e tij. Sa i përket Internet Explorer 8, ai nuk është i prekur nga kjo vrimë.
Microsoft gjithashtu thotë se IE është duke punuar në mënyrë të mbrojtur në Vista dhe Windows 7, që do të ndihmoj në zbutjen e këtij kërcënimi, poashtu konfigurimi i parazgjedhur në Windows Server 2003 dhe 2008 ofron të njëjtën mbrojtje.



