Intel heton për Core i7 të falsifikuar

Intel njoftoi se është duke hetuar për të paktën një version të Core i7-920 të falsifikuar, i cili gjendet në shitje në tregun e SHBA-së.

Javën e kaluar, faqja e HardOCP raportoj se një nga anëtarët e saj ka marrë një procesor të falsifikuar nga Newegg, një shitës online i kompjuterëve dhe komponentëve. Në vend të procesorit, ai gjeti një të tillë të falsifikuar dhe një kornizë plastike të prishur.

Procesori i falsifikuar, u shit si një çip i paketuar, me manualin e udhëzimit të përbërë nga faqe bosh. Përveç kësaj, jashtë kutisë në vend të fjalës ‘socket’, shkruhej ‘sochet’ dhe fjalë tjera të shënuar gabimisht.

Nuk ishte e qartë se si përfundoi ky çip i falsifikuar për shitje në Newegg. HardOCP raportoi se kur ka njoftuar problemin, Newegg dërgoj një procesor të vërtetë konsumatorit të prekur. Newegg nuk dha ndonjë koment për këtë.

Në një deklaratë të shkurtër, Intel pranoi ekzistimin e çipit të falsifikuar, dhe tha se ishte duke hetuar rastin.

“Intel është i vetëdijshëm për mundësin e falsifikimit të i7-920 dhe është duke punuar që të identifikoj sasinë e tyre dhe ku vendin e shitjes,” tha Nick Jacobs, zëdhënës i Intel. “Produktet që kemi parë nuk janë nga Intel, por janë false.”

“Në rast të pranimit të ndonjë produkti të tillë, blerësit duhet të kontaktojnë vendin e blerjes për zëvendësim të tij, nëse shitësi refuzon, atëherë duhet të kontaktojnë agjensitë për zbatimin e ligjit,” vazhdonte zëdhënësi.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: