Qeveria e SHBA-së është duke hequr sanksionet të veçanta të tregtisë ndaj Iranit, Kubës dhe Sudanit, në mënyrë që të rrisë praninë e aplikacioneve dhe shërbimeve të cilat i ofrojnë kompani të ndryshme amerikane.
Ky ndryshim përfshinë heqjen e kufizimeve për kompani si Facebook, Twitter dhe të tjera të ngjashme me to. Në një seancë që u mbajtë javën e kaluar në lidhje me të drejtat e njeriut, çështje kyçe ishte mungesa e qasjes në aplikacionet internetit të SHBA-së.
Në një deklaratë për shtyp të lëshuar, zëvendës sekretari i thesarit, Neal Wolin, tha:
“Në përputhje me angazhimin e thellë të administratës në lidhje me të drejtat universale të njeriut, lëshimi i këtyre licencave do të bëjë të mundur komunikimin më të lehtë të individëve me botën e jashtme në Iran, Kubë dhe Sudan. Veprimet e sotme do t’i mundësojnë qytetarëve Iranian, Sudanez dhe Kubanez që të praktikojnë të drejtat e tyre me themelore”.



