Sulmet e fundit të internetit nga Kina kundër Google dhe kompanive tjera nga SHBA mund të dyfishohen këtë vit nëse vazhdojnë me ritmin e dy muajve të parë të 2010.
Këto lloj sulmesh kanë shënuar rritje gjatë dy viteve të kaluara, me 1,968 të tilla në 2008 dhe rreth 2,195 në 2009. Por vetëm gjatë pjesës së parë të 2010, janë numëruar rreth 895 sulme nga Kina, tha Mikko Hypponen, zyrtar i lartë për F-Secure, në një konferencë të mbajtur për RSA.
Disa sulme të tilla janë:
Operacioni Aurora, sulm kundër Google në fillim të këtij viti, është njëri nga mijëra të tillë të vëzhguar nga F-Secure, por njëri nga të paktë që u bë publik. Aktivitete të ngjashme bëhen së paku gjashtë vitet e fundit, ku si cak kanë qenë qeveritë, bizneset me kontrata ushtarake, agjensione jo-qeveritare për të drejtat e njeriut, etj.
Disa grupe të të drejtave të njeriut janë goditur më një mesatare prej 10 herë në muaj, dhe disa kanë qenë të sulmuara vazhdimisht që nga 2004.



