Office 2010 publikohet me 12 Maj

Microsoft zyrtarisht do të publikoj Office 2010 në një eveniment të planifikuar që do të mbahet me 12 Maj.

Ndërmarrjet të cilat kanë licenca paraprake, do të jenë të gjendje ta marrin produktin që në ditën e publikimit, ndërsa pjesa e konsumatorëve të përgjithshëm këtë mund ta bëjnë diku në qershor.

Siç pritej, Microsoft gjithashtu publikoj një program që siguron upgrade falas për konsumatorët të cilët blejnë Office 2007 në përiudhën prej tani deri me 30 Shtator.

Blerësit e Office Home dhe Student 2007 do të marrin një kopje falas të Office Home dhe Student 2010, përderisa blerësit e Office Standard 2007 dhe Office Basic 2007 do të kenë të drejtë të shkarkojnë kopje falas të versioneve përkatëse 2010. Kjo vlen edhe për ata që blejnë Office Small Bussiness 2007, Office Professional 2007 ose Office Ultimate 2007.

Office 2010 është paketa e parë e Microsoft që lejon upgrade të versioneve. Microsoft do të publiloj çelësat e aktivizimit online, që do ta bëjë më të lehtë punën e ndërrimit të versioneve.

Ka një limit prej 25 upgrade për person, një praktik standarde e Microsoft më qëllim që të nxisë bizneset me kopje të shumta që të merren me licencimin e versionit.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: