Acer ka publikuar llaptopët modelet Aspire dhe TravelMat, të bazuar në procesorët Intel.
Modeli i serisë Aspire 5942 ka një ekran 15.6 inçësh kurse Aspire 9842 ka një ekran prej 18.4 inçësh, përmban të ashtuquajturën “first-class graphics solutions”, deri në 1280 GB hapësirë të harddisk-ut, 8 GB RAM memorie DDR3 dhe dalje të integruar për TV dhe Blu-ray.
Seria TravelMate vjen me madhësi të ndryshme prej 13.3”, 14” dhe 15.6”, bateri me jetëgjatësi prej 8 orësh, deri në 640 GB harddisk dhe DVD shkrues.
Nuk ka informata rreth çmimit apo datës së daljes në dispozicion.



