Me blerjen e DocVerse, tani Google është duke ofruar komponentën online për Microsoft Word, gjë të cilën Microsoft ende nuk e ka.
DocVerse, një kompani e cila është e themeluar nga dy ish-punonjës të Microsoft-it, lejon përdoruesit e Microsoft Office të shpërndajnë dhe editojnë dokumentet e tyre online. Softveri është një plug-in i Office-it që ruan dhe sinkronizon ndryshimet që njerëzit i bëjnë në një dokument, kështu që shumë njerëz mund të punojnë në një dokument pa pasur nevojë që të dërgohet apo ridërgohet.
Ky funksionalitet tingëllon ngjashëm me atë që do të ofroj Office 2010, versioni i ri i Office që pritet të publikohet në Qershor. Office 2010 do të lejoj përdoruesit të ruajnë, editojnë dhe shpërndajnë dokumentet e tyre online.
Google planifikon që të krijoj një lidhje në mes aplikacion të vet ekzistues GoogleDoc dhe DocVerse. ”Hapi ynë i parë do të jetë kombinimi i DocVerse me Google Apps në mënyrë që të krijohet një urë lidhëse në mes Microsoft Office dhe Google Apps”, shkruajnë CEO Shan Sinha dhe CTO Alex DeNui, themelues të DocVerse.



