Automjete hibride ekspozohen në Evropë

Pasi automjetet hibride kanë shënuar rritje në SHBA, ndërsa në Evropë nuk është parë ndonjë interes i madh. Por në panairin Geneva Auto është shfaqur një ndryshim i interesimit në lidhje me këtë lloj automjetesh.

Toyota shfaqi dy tipe automjetesh, njëri nën markën e vet kurse tjetrin si një Lexus. BMW dhe Audi shfaqën poashtu hibride luksoze, të zhvilluar si një koncept i ri, që janë të gatshme për prodhim. Gjithashtu edhe Volkswagen njoftoi versionin hibrid të TouaregSUV.

Chevrolet po rrit prezencën e saj, dhe solli tipin Volt të saj, ndërsa Opel shfaq Ampera-n. Volt dhe Ampera janë të vetmet tipe të teknologjisë hibride, që rrota e tyre drejtohen vetëm nga energjia elektrike.

Kjo rritje shpjegohet nga kufizimet e rrepta të Bashkimit Evropian në lidhje me ndotjen e makinave.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: