Monitor 3D nga ASUS

ASUS prezentoj tre monitor të rinjë 3D në panairin për teknologji informative CeBIT. Të tre monitorët do të përdorin NVIDIA GeForce 3D.

Monitori i parë i quajtur MG236 do të ketë diagonale prej 23 inçësh dhe ka lidhje DVI duale, kështu të gjitha videot 3D shfaqen në një rezolucion prej 1080p.

Kurse monitorët PG246 prej 23.6 inçësh dhe PG276 prej 27 inçësh do të dalin poashtu në shitje, por kjo me sa duket pritet të ndodhë në pjesën e fundit të këtij viti. ASUS nuk ka dhënë informata në lidhje me çmimet e tyre, por duke pasur parasysh që kjo kompani vë çmime shumë reale për produktet e veta, pritet që çmimet të mos jenë të larta.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: