Sipas institutit për hulumtime statistikore të teknologjisë informative Gartner, këtë vit pritet që të ketë rritje të prodhimit dhe shitjes së PC-ve. Gartner tani pret rritja të jetë deri në 20 përqind, pas parashikimit të mëhershëm prej 13.3 përqind.
Në përgjithësi, dërgesa globale e PC-ve pritet që të arrijë në 366.1 milion njësi në 2010, nga 305.8 milion sa ishte në 2009. Shpenzimet do të kapin vlerën 245 milion dollarë në gjithë botën, që domëthënë rreth 12.2 përqind më shumë se në 2009.
Sipas Gartner, prodhuesit e pajisjeve të IT-së presin që kjo rritje të ndodhë edhe si pasojë e publikimit të Windows 7.
Rezultatet e hulumtimit:
90 përqind e rritjes së PC-ve në tre vitet e ardhshme do të vijë nga shitja e llaptopëve, notebook-ve dhe pajisjeve tjera mobile.
Më 2012, PC e lëvizshëm do të përfaqësojnë 70 përqind të dërgesave.
Mini notebooks do të kenë ritmin më të shpejtë të rritjes.



