Shfletues i ri nga Opera

Opera Software ka lëshuar të martën shfletuesin e saj Opera 10.50, duke e quajtur atë shfletuesin më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë për kompjutera Windows.

Gjendet për shkarkim në web sajtin zyrtarë të Operës, ky shfletues mundëson aktivizimin e Carakan JavaScript, po ashtu e libraritë grafike Vega. Përdoruesit nuk duhet të presin shumë derisa web faqja të shfaqet. Veqori tjera përfshijnë dizajn të rafinuar dhe shfletim privat. Një buton menu zëvendëson menun tradicionale, duke ofruar qasje nga një pikë e vetme në konfigurimin e Operas.

“Opera 10.50 është shfletuesi më i shpejtë në pothuajse të gjitha testet e shpejtësisë,” tha Lars Boilesen, CEO i Operas, në një dekleratë të lëshuar nga kompanija. “Por më e rëndësishme se çdo test i shpejtësisë, është shpejtësia gjatë përdorimit. Ne e kemi dizajnuar Opera 10.50 të jetë e lehtë në përdorim, ndërkohë që kemi shtuar disa karaktestika të veçanta që iu mundësojnë që të merrni më shumë nga Web-i.”

Gjithashtu është rritur mbështetje për HTML5 dhe Cascading Style Sheets 3, duke u ofruar Web dizajnerëve mundësinë e zhvillimit të aplikacioneve “eye-catching” bazuar në teknologji të hapura.

Versioni 10.50 gjithashtu mbështet Aero Glass në Windows 7 dhe Vista. Aftësitë e mëparshme, ende janë aktive, siç është Opera Turbo, për kompresimin e Web faqeve dhe shfletimin më të shpejtë.

Versionet e Opera 10.50 për Mac dhe Linux, do të jenë në dispozicion së shpejti.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: