Google shpalosi të mërkurën një vegël të re, Google Sidewiki, i cili lejon te postohen komente në qfaredo web faqe. Komentet janë të dukshme vetëm për përdoruesit e tjerë të shërbimit.
"Google Sidewiki", e integruar në toolbar Google ,është një dritare e vogël që shfaqet në anën e majtë të web faqes dhe tregon komentet e lënë nga përdoruesit e tjerë në lidhje me përmbajtjen e faqes së vizituar.
Çdo përdorues mund të postojë komentet e veta, por ai nuk ka mundësi t'i ndryshoi komentet njëher të publikuara.
Google Sidewiki, përfshinë një algoritëm të lartë, bazuar në sugjerimet e përdoruesit, të cilat duhet të mundësojnë që të lëvizni nëpër listën e komenteve të vlerësuara si më interesante. Google nuk ka specifikuar se çfarë do të jetë politika e moderimit e këtyre komenteve.
Ironikisht, Sidewiki tashmë është në dispozicion në Firefox dhe Internet Explorer, por ende nuk punojnë për Chrome, shfletuesi Google.



