IBM lansoj procesorin Power7 me 8 bërthama

Njoftimet nga IBM bëjnë të ditur se kjo kompani ka lëshuar në treg procesorin a ashtuquajtur Power7, i cili përmban më shumë bërthama dhe ka përmirësime në lidhje me multithreading.

Çipi Power7 ka 8 bërthama, ku çdo bërthma është një gjendje të ekzekutojë 4 threads, thuhet në njoftim. Pra, Power7 mund të ekzekutoj 32 punë në të njëjtën kohë, që tregon se Power7 kryen tetë herë më shumë punë se paraardhësi i tij Power6.

Poashtu ky procesor përmban teknologjinë TurboCore, që lejon përdoruesit të rrisin shpejtësin e procesorit me qëllim rritjen e përformancës.

Kompanija gjithashtu ka lansuar 4 tipe procesorësh për server. IBM Power 780 dhe Power 770 që janë të bazuar në dizajn modular dhe përmbajnë deri në 64 bërthama Power7, kurse IBM Power 755 do të mbështesë deri në 32 bërthama Power7. Sa i përket tipit IBM 750 Express nuk është dhënë ndonjë shpjegim.

Përveç rritjes së performancës, Power7 serverët mund të kursejnë më shumë energji. Teknologjia e quajtur Unique Intelligent Energy lejon pjesë të sistemit të shkyçen nga energjia nëse ato janë joaktive në momente të caktuara.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009, IBM printe në të ardhurat nga severët me 31.8 përqind të tregut, përderisa HP kishte një diferencë të ngushtë në vendin e dytë me 30.9 përqind.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: