MSI Wind U160 del në shitje

Micro Star Int ka lansuar llaptopin MSI Wind U160, i cili i takon linjës së re të kompanisë Intel Atom “Pine Trail M”.

MSI U160 përmban një ekran LED 10 inq me rezolucion 1024x600 piksel, procesor Intel Atom N450 me shpejtësi 1.66 GHz, kartel grafike Intel GMA 3150, diskun prej 160 GB, deri në 2 GB memorie DDR2, bateri 3 ose 6 cells dhe sistemin operativ Windows 7.

U160 vjen me dy ngjyra: e artë dekorative dhe e zezë e ndritshme.

Karakteristikat tjera përshijnë: kamerë 1.3 mega piksel, zmadhues zëri, WLAN 802.11 b/g/n, Bluetooth, tri porte USB, lexues kartelash, një dalje VGA dhe internet broadband 3.5G.

Wind U160 ka më pak se një inq trashësi dhe peshon 2.2 pound. Nuk ka njoftim për çmimin.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: