Aktualiteti.com

Yinlips prodhon ekran E-Ink për iPad

E-mail Print

Nëse keni parë versionin e ri të iPad dhe keni menduar të bleni, por më pas keni dëgjuar se ka një ekran LCD dhe keni vendosur për “Jo”, kompanija Yinlips ka bërë një klon për ju, duke zëvendësuar ekranin e iPad me një E-Ink ekran.

Megjithatë ky ekran nuk ofron ngjyrën e iPad dhe as nuk mund të konkuroj me aplikacionet e zhvilluara për të, por nëse ju intereson vetëm forma e iPad dhe ekran i shkëlqyeshëm, atëherë pajisja nga Yinlips ofron kombinimin më të mirë.

E-ink vjen më një madhësi prej 6 inqësh dhe ofron 20 orë jetëgjatësi të baterisë. Poashtu ofron mbështetje për formatet si PDF, TXT, HTML dhe më sa duket edhe për disa formate të imazheve.

Nuk ka asnjë njoftim sa i përket çmimit.