;)

HP G62t me një çmim prej 600$

Kompanija Hp ka njoftuar llaptopin G62t. Dizajni i tij ngjanë me serin Zilia që ka një çmim prej 1300$, por ju do të paguani përgjysmë më pak për konfigurimin bazik të G62t.

Modeli G62t ka për bazë këto specifika: procesorë Core i3 prej 2.13 GHz, 160 Gb disk, RAM memorie prej 3 GB, ekran 15 inq (1366 x 768), DVD burner, 3 porte USB 2.0. Ka mundësinë për shtimin e kapaciteteve si: procesorë Core i5 apo i7, 500 GB disk dhe 4 GB RAM. Po ashtu mund të shtoni një Blu-ray apo lexuesin e kartelave.

Ka disa dobësi: porti HDMI nuk vjen standart (por duhet të shtohet), dhe ka të integruar kartelën grafike nga Intel. Por për një çmim prej 600$ ia vlen që ta keni një të tillë.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: