Një kinez u dënua më dy vjet e gjysme burg në SHBA për trafikim të falsifikuar të pajisjeve të Cisco Systems.
Youngcai Li, 33 vjeqar, do të duhet t’i paguaj kompanisë së rrjetave kompjuterike përafërsisht 800,000 $ pasi u kap në trafikim të disa pasisjeve më vlerë qindra mijëra dollar.
Li, i njohur si Majkëll Li, bëri biznes duke përdorur emrin e kompanisë Gaoyi Tech. Ai falsifikonte pajisjet në Kinë dhe më pas i dërgonte në SHBA te disa bashkëpunëtor të tij, të cilët ende nuk janë arrestuar.
FBI është duke hetuar për pasjisje të falsikuara të Cisco-s që nga viti 2005. Dy vjet më parë janë konfiskuar kësi lloj pajisjesh në vlerë prë 78 milion dollar.
Në vitet e fundit janë rritur falsifikimet e pasjisjeve të ndryshme që paraqesin kërcënim të sigurisë, thuhet nga ekspertët e teknologjisë informative të FBI-së.



