Gazetarët mendojnë se interneti ka dhënë një ndihmë të madhe për ngritjen e cilësisë së informacionit, duke përmirësuar ndjeshëm fushën e gazetarisë. Interneti ka përmirësuar ndjeshëm fushën e gazetarisë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në Raportin vjetor “European Digital Journalism Survey 2009”. Gazetarët mendojnë se në cilësinë e informacionit, interneti ka dhënë një ndihmë të madhe, duke përmirësuar ndjeshëm lëmin e gazetarisë.
Studimi u zhvillua në formën e pyetjeve kundrejt 350 gazetareve europianë, ku shumica e tyre mendojnë se interneti është një shtysë e madhe për perfeksionimin e mëtejshëm të gazetarisë. Nga studimi del se forma të reja të shpërndarjes dhe kontaktit me publikun, si rrjetet shoqërore dhe Tëitter, janë përdorur me frekuenca me të mëdha. Perkundrazi, me shumë se 66% të të intervistuarve janë ankuar per mospërfshirje në ndërmarrje të asnjë tipi profesional në përdorimin e mediave të reja. Një element që duhet të bëjë të reflektojnë editorët, mbi atë që kanë bërë për të përhapur nëpër redaksi një kulturë multimediale dhe një përgatitje efektive të gazetarëve të vet për të përballuar të ardhmen e profesionit. Fatkeqësisht, 29% e redaktorëve ka deklaruar se në organizimin aktual të punës ka më pak kohë për të kërkuar histori origjinale dhe ekskluzive në mënyrë vetjake. Gjithsesi, gazetarët besojneë ende në punën e tyre: 40% prej tyre mendojnë se cilësia e gazetarisë është përmirësuar në dy vjetët e fundit, ndërsa 20% e cilëson si të përkeqësuar. Në total, 84% e të intervistuarve kanë thënë se është i lumtur, madje, më i lumtur sesa në të kaluarën, për punën e vet. (Reuters)



