Pavarësisht një konkurrence në rritje e sipër nga të gjitha anët, Microsoft duket se është duke mbajtur një qëndrim mjaft kokëlartë kur bie fjala tek qëndrimi në maje. Menaxheri gjeneral ekzekutiv i Microsoft Charles Songhurst tha se netbook-ët, pavarësisht se janë një segment i tregut në rritje e sipër që prezanton shumë mundësi për konkurrencë, nuk është diçka që do të vinte në mëdyshje suksesin e Windows 7. Google Chrome OS dhe Moblin nga Intel përfaqësojnë sistem operativ pa pagesë dhe të lehtë për netbook të drejtuar kah shfletimi i zakonshëm dhe përdorimi i postës elektronike.
Sipas CNET, Songhurst beson se megjithëse fuqia e Google prapa Chrome dhe ofrimi pa pagesë për konsumatorë nuk mund të kërcënojë dominimin e Microsoft në tregun e sistemeve operative, rreziku mund të shfaqet vetëm atëherë kur produktet e konkurrencës demonstrohen si më të mira. Duke pasur parasysh zhvillimin e punëve inxhinierike në një Windows 7 me performancë më të mirë në netbook, familjariteti i sistemit operativ për shumë përdorues do të jetë arsye e mjaftueshme për të mbetur të lidhur me Microsoft.
Pavarësisht suksesit të vazhdueshëm të Apple, Microsoft ende ndihet si bos i tregut. Secili do të përcjellë sesi do të performojë Windows 7 edhe për konsumatorë edhe për korporata kur do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm. (PCWorld)



