Një student i shkencave kompjuterike ka krijuar një lojë “shahu kuantik” që bënë që kompjuteri të përllogarit të gjitha lëvizjet e mundshme të figurave të shahut duke shfrytëzuar pjesëza të grimcave të cilat janë subjekt në mekanikën kuantike, kjo bënë që kompjuteri t’i shfrytëzoj të gjitha resurset e mundshme në mënyrë që të fitoj lojën kundër jush.
Pjesëzat ndjekin parimin e mbivendosjes, ato mund të ekzistojnë në shumë gjendje deri sa të lëvizen nga lojtari (ose në rast të fizikës kuantike, derisa të matet pjesërisht pozicioni apo
momenti).
Alice Wismath, krijues i lojës, shpjegon që edhe pse kompjuteri përdorë të gjitha resurset për fituar, megjithatë nëse një lojtari përcjellë me vëmendje lojën mund të shohë se lëvizjet e bëra nuk janë përfituar krejtësisht nga kombinimi i rastësishëm i pjesëzave kuantike.
Por kjo mënyrë e kalkulimit, e cila deri më tash është metodë e re e përllogaritjes së lëvizjeve në lojën e shahut e bënë kompjuterin një sfidë shumë të fortë për ata të cilët janë mërzitur më shah tradicional.



