BE heton subvencionet kineze për prodhuesit e modemëve

Komisioni Evropian po shqyrton hapjen e një hetimi të dytë nëse Kina në mënyrë të paligjshme i ka dhënë subvencione kompanive teknologjike që prodhojnë wireless modem.

Masa fillon pas një ankese nga prodhuesi i modemëve nga Belgjika, Option. Option është prodhuesi i vetëm i modemëve 3G dhe paraqiti një ankesë të veçantë pas hedhjes në treg të një sasie shumë të madhe të modemëve nga Kina në fillim të këtij viti.

Ankesa e re e Option pretendon se prodhuesit kryesor kinez të modemëve, ZTE dhe Huawei, që plotësojnë rreth 90 përqind të tregut të kartelave 3G data dhe USB modemëve, janë duke u subvencionuar në mënyrë të paligjshme nga qeveria Kineze dhe bankave të cilat janë në pronësi të qeverisë.

Huawei ka një linjë të veçantë kredie që tejkalon vlerën normale, duke i dhënë kështu kompanisë një avantazh të padrejtë, tha zëdhënësi i Option, Jan Pote. Kompania beson se praktikat e shitjes së këtyre konkurrentëve kinez është dhe ka qenë e paligjshme sipas ligjit të BE-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit për Tregti nuk mund të konfirmonte nëse një hetim zyrtar do të procedohet më tutje, tha një zëdhënës.

Nëse Komisioni gjen që Kina në mënyrë të paligjshme ka subvencionuar kompanitë, atëherë mund të rezultoj deri te një ngritje e tarifave të importit, gjë që do të ndikonte në marrëdhëniet tregtare në mes Kinës dhe BE-së. Option është ankuar se kompanitë kineze hedhin në treg modem më çmime absurd të lira.


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: