Me publikimin e tabletit gPad, Rydeen Mobile është duke dhënë një kontribut në tregun tashmë në zhvillim shumë të shpejtë të tabletëve.
I njohur gjithashtu me emrin e koduar “GCOM701”, gPad ka procesor Marvel Armanda 166 me shpejtësi 800MHz. Fatkeqësisht nuk ka të dhëna se cilin version të Android do ta ketë.
Disa nga karakteristikat e tij janë
:
- Ekran i ndjeshëm në prekje 7 inç me rezolucion 800x480 piksel,
- Memorie 2GB DDR2,
- 802.11 b/g Wi-Fi,
- GPS,
- Bluetooth,
- Kamerë të integruar
- Vendin për microSD ( për kartela SDHC deri në 32GB),
- Lidhja përmes USB, mini-USB,
- Jetëgjatësia e baterisë, deri në 8 orë me përdorim normal, deri në gjashtë orë me përdorim të plotë.
Gjithashtu ofron mbështetje për një numër të formateve multimediale për video dhe audio, dhe është kompaktibil me Adobe Flash Lite 4.
Nuk ka të dhëna rreth çmimit, por pritet të jetë në shitje gjatë muajit Nëntor.



