Lufta kibernetike me e keqe se Cunami

Lufta kibernetike ndërkombëtare do të jetë “më keq se një cunami” dhe duhet të mënjanohet më një traktat ndërkombëtarë të paqes, sipas kreut të Bashkimit Ndërkombëtarë të Telekomunikacionit.

Hamadoun Toure, i cili ka qe sekretar i përgjithshëm i kësaj agjencie të OKB-së që nga 1999 dhe tani është në precodurë të rizgjedhjes, ka prekur disa probleme të sigurisë telekomunikuese gjatë fushatës së tij elektorale.

Duke folur në një tryezë në Londër, ai pohoi se kishte propozuar një traktat të tillë këtë vit, por ai kishte hasur në kundërshtime nga vendet e industrializuara.

“Në Davos thashë që ëndrra ime, është që të kemi një traktat të paqes për Internet,” vazhdoi ai. “Disa njerëz mendojnë që është mëkat. Ata të cilët e ndiejnë veten të sigurt nuk duan që dikush tjetër të merret me të. Unë them se nuk ka superfuqi online.

Ne duhet të mënjanojmë fillimin e një lufte kibernetike. Pas rasteve si Estonia dhe Gjeorgjia, duhet të kuptojmë se sa e brishtë është duke u bërë bota. Një luftë e tillë do të jetë më keq se një cunami, duhet ta shmangim atë,” përfundoi Toure.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: