Panasonic ka konfirmuar zërat se versioni 3D i filmit të suksesshëm Avatar do të jetë në dispozicion gjatë muajit dhjetor si një ekskluzivitet vetëm për ata të cilët posedojnë 3D TV nga kjo kompani.
Fillimisht, filmi do të ofrohet në disqe Blu-ray për të gjithë konsumatorët të cilët blejnë një Panasonic 3D Viera plasma. Oferta promocionale ka gjasa të marrë formën e një kampanje të përgjithshme që vlen për personat të cilët blejnë një Viera 3D TV apo pajisje përcjellëse do të kenë të bashkangjitur edhe filmin.
Tani për tani televizionet e caktuara për ofertë janë të serisë TC-PVT20/25 të cilët kanë filluar shitjen ne Prill, dhe të serisë së fundit TC-PGT25.



