Ndërprehet Hotmail

Një problem teknik ka bërë që një numër i përdoruesve të Windows Live Hotmail të kenë të bllokuara llogaritë e tyre për orë të tëra gjatë ditës së Mërkure.

Problemi që filloi rreth orës 3:30 AM sipas zonës kohore në SHBA, ka prekur “një numër të vogël të përdoruesve,”  tha një zëdhënëse Microsoft-it përmes emailit. Ajo mohoi të jetë më e saktë për numrin e përdoruesve të prekur.

“Ne jemi duke vazhduar hetimet në lidhje më problemin, por mund të konfirmojë se shumica e përdoruesve të prekur tani janë të gjendje t’i qasen llogarive të tyre,” shkruante ajo.

Ndërprerja ka zgjatur shumë, duke u bazuar në një mesazh i cili shfaqej në pjesën e sipërme të  faqes Windows Live Solution Center gjatë tentimit për kyçje, që lajmëronte se jeni duke hasur në pengesë për identifikim.

Mesazhi qëndronte ende në faqe edhe në orën 7 PM, duke bërë që problemi të zgjatë rreth 16 orë.

Hotmail ka rreth 355 milion llogari aktive në të gjithë botën, tha zëdhënësja, duke cituar shifra nga comScore.

Javën e kaluar, një problem në qendrën e të dhënave të Microsoft preku qasjen e kompanive në Bussines Productivity Online Suite (BPOS) dhe në një numër të softuerëve për ndërmarrje.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: