Skype Beta ofron video thirrje grupore për 10 persona

Versioni i fundit beta i Skype mundëson video thirrje grupore për deri në 10 persona.

Skype 5.0 beta 2 operon në Windows dhe përmban një interfejs të ri, tha kompania në një blog. Versioni dyfishon numrin e personave që mund të inkuadrohen në video thirrje grupore nga 5 sa ishte në Skype 5.0 beta 1, që u lansua në Maj.

Skype thotë se mundësia për 10 persona fillimisht do të ofrohet si “free trial”, duke sugjeruar përdoruesit që eventualisht do të paguajnë  për të. Për të realizuar video thirrje për 10 persona, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë të instaluar versionin Skype 5.0 beta 2. Kompania nuk bëri të ditur kur do të jetë në dispozicion versioni për Mac. Megjithatë më herët kishte premtuar se versioni për Mac do të jetë gati deri në fund të vitit.

Njoftimi për këtë veçori nga Skype, vjen si pasojë e konkurrentit Google, i cili kohëve të fundit shtoi shërbimin që lejon përdoruesit të bëjnë thirrje telefonike. Momentalisht, Google ofron që thirrje në SHBA dhe Kanada të bëhen falas, kurse më pagesë për vendet tjera.

 



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: