Kartelat e reja nga Panasonic 8GB dhe 16GB SDHC me transfer 2x më të shpejtë

Panasonic publikoi dy kartelat e reja RP-SDY08G 8GB dhe RP-SDY16G 16GB SDHC UHS-I. UHS-I është standardi i ri për interfejsin higher-speed Bus të definuar nga SD Association si pjesë e specifikimit Ver.3.01. të SD Memory Card, që ofron transfer 104MB/s. Të dy Memory Card-at kanë transfer maksimum të të dhënave deri në 60MB/s.

Më shpejtësi të leximit deri në 60MB/s, këto kartela ofrojnë bartjen e të dhënave në PC deri në dy herë më shpejtë se kartelat tjera të zakonshme.

Ngjashëm me kartelat Gold nga Panasonic, edhe RP-SDY08G dhe RP-SDY16G kanë të integruar Super Intellegent Controller (SICS), që është i dizajnuar për mbrojtje të të dhënave në nivel të lartë.

Funksioni Power Failure Protection mbron të dhënat në mënyrë automatike nëse ka shkëputje prej energjisë. Po ashtu ofrojnë më shumë së dhjetë herë jetëgjatësi të të dhënave në ta nga funksion Refresh. Super Intellegent Controller automatikisht largon gabimet e akumuluara, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e vet kartelave.

Modelet RP-SDY08G dhe RP-SDY16G do të jenë në dispozicion në muajin Nëntor.



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: