Hewlett-Packard ka në plan të paraqes disa laptop të rinj, njëri nga të cilët është më i shpejtë dhe është modeli i parë 3D nga HP.
Envy 17 3D vie më një ekran 3D 17.3 inç, Blue-ray për shikimin e filmave 3D.
Ruajtja e të dhënave bëhet në diskun që ofron deri në 2TB hapësirë memoruese.
Laptopi do të ketë procesor quad-core Intel Core i7
dhe kartel grafike ATI Mobility Radeon HD 5850. HP ofron syzet 3D të cilat komunikojnë më laptop përmes Wireless dhe ofron shikimin e përmbajtjeve 3D.
Laptopi mund të kthehet në opsionin 2D për përdoruesit të cilët dëshirojnë shikimin e përmbajtjeve normale.
Jetëgjatësia e baterisë së tij është deri në dy orë e gjysmë. Kompania mendon që çmimi i Envy 17 3D do të jetë afërsisht 2,000$ dhe shpreson që ta hedh në treg gjatë sezonit të pushimeve.



