Motorola lanson dy smartphone Android në Kinë, dhe publikon detajet e një tjetri, si pjesë e zgjerimit të ofertave të produkteve të saj në tregun kinez.
Pjesë të serisë MING, telefonat e ri kanë ekran të ndjeshëm në prekje dhe mund të njohin karakteret a alfabetit kinez.
MT810 dhe A1680 tani janë në dispozicion në disa zona në Kinë, me një çmim prej 877 dhe 452 dollarë amerikan
respektivisht.
MT810 do të ofrohet nga China Mobile, ka një ekran 3.2 inçësh dhe mund të transmetoj kanale televizive në formatin CMMB. Telefoni do të përdorë sistemin operativ të China Mobile, OPhone 2.0, që është i bazuar në versionin Android 2.1.
Telefoni A1680 me ekran 3.1 inç do të ofrohet nga China Unicom, dhe do të ketë versionin Android 1.6.
Telefoni i tretë, XT806, do të jetë në shitje në Shtator përmes China Telecom, më çmimin prej 907 dollarëve. Ky telefon gjithashtu do të ketë sistemin Android 2.1.
Seria MING e Motorolës ishte lansuar në vitin 2006, dhe ka përdorur sistemin operativ Linux që i mundësonte njohjen e karaktereve kineze.



