Samsung shet 1 milion pajisje Galaxy S

Samsung njoftoi se ka shitur një milion pajisje Galaxy S të cilat operojnë në Android 2.1, vetëm në tregun e SHBA-ve. Samsung filloi shitjen e Galaxy S me 15 Korrik, që tani është në dispozicion me AT&T dhe T-Mobile.

Pajisjet Galaxy S do të jetë në dispozicion me Sprint që nga 31 Gushti dhe gjatë vjeshtës edhe me V erizon Wireless, U.S. Cellular dhe Cellular South.

Samsung ka futur një mori tiparesh në portofolin e Galaxy S, duke përfshirë ekranin Super AMOLED 4 inç, procesorin 1GHz Hummingbird dhe një numër të madh të aplikacioneve multimedial.

Përveç kësaj Samsung Galaxy S do të mund të bëhet upgrade në Android 2.2 në të ardhmen.





 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: