Cisco rregullon lëshimin që shkaktoi rënien e 1 përqind të Internetit

Cisco ka rregulluar një lëshim në softuerin e routerit të tij, Internetwork Operating System, që javën e kaluar kishte shkaktuar rënien e rreth 1 përqind të Internetit në gjithë botën.

Lëshimi ishte zbuluar të Premten e kaluar kur RIPE NNC (Reseaux IP Europeens Network Coordination Centre) dhe kërkuesit në Universitetin Duke filluar eksperimentin BGP(Border Gateway Protocol) të shpërndarjes së të dhënave përmes sistemeve RIPE NNC.

Border Gateway Protocol është përdorur nga routerët për gjetjen e rrugëve më të mira të trafikut të të dhënave në Internet.

Eksperimenti u bë i vështirë në rrjetat kompjuterike të pothuajse 60 vendeve, sipas Earl Zmijewski, drejtor gjeneral në Renesys. Më shumë se 3,500 prefikse janë prekur nga lëshimi. Në total janë më shumë se 333,000 prefikse në të gjithë Internetin, sipas web faqes Cidr-report.org.

Cisco ka refuzuar të komentoi lidhur edhe me disa shqetësime të sigurisë të ngritura nga analistë të shumtë.



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: