ViewSonic publikon ViewPad7

Ka një numër gjithnjë e në rritje të pajisjeve Android të cilat hyjnë në treg, si smartphone po ashtu edhe tablet. Përderisa HTC, Samsung dhe Motorola janë fokusuar në sektorin e smartphone-ve, tregu i tablet-ëve është shënuar nga shumë kompani sidomos Kineze, të cilat së fundi kanë paraqitur ofertat e tyre. ViewSonic, kompani elektronike amerikane, është e fundit e cila ka paraqitur pajisjen e quajtur ViewPad 7.

Siç tregon edhe emri, tableti ka ekran prej 7 inçësh.

Do të duhej të plasohej në platformën Android (megjithëse ende nuk është e qartë se cilin version) dhe po ashtu Windows 7 në një startim të dyfishtë. Do të ketë 3G, Wi-Fi, Bluetooth,GPS, microSD card, mini USB, etj. Ka dy kamera të integruara, në pjesën e përparme dhe në atë të pasme.

Çmimi dhe data kur do të jetë në dispozicion ende nuk janë bërë të njohura, por pritet që të publikohen gjatë panairit IFA që fillon nga 3 Shtatori në Berlin.








 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: