Facebook, Google dhe të tjerë akuzohen nga Paul Allen

Bashkë-themeluesi i Microsoft ka ngritur një padi për shkelje të patentave ndaj disa kompanive më të fuqishme të teknologjisë. Kompanitë e akuzuara janë AOL, Apple,eBay, Facebook, Google, Netflix, Yahoo, Youtube, Office Depot, OfficeMax dhe Staples.

Sipas padisë së paraqitur në gjykatën e qarkut në Seattle, të gjitha këto kompani kanë shkelur katër patenta që janë në pronësi nga Paul Allen, që ka marrë pjesë në një numër të madh kërkimesh që kur ka lënë Microsoft, duke përfshirë edhe investimet në një numër të madh të firmave teknologjike dhe është pronar i disa klubeve profesionale sportive.

Siç shihet në listë mungon Microsoft, në të cilin Allen ende ka një numër të aksioneve dhe Amazon.com që është me bazë në qytetin e tij, në Seattle.

Disa funksione të shfletuesve janë të mbuluara nga patentat. Njëra nga patentat p.sh., është për sugjerimet të cilat i bëhen përdoruesve bazuar në atë se çfarë ata kërkojnë, ose në rast të rrjeteve sociale, bazuar në atë se çfarë të tjerët në rrjet janë duke shikuar.

Në padi, Allen dëshiron që gjykata të deklarohet për atë që të pandehurit kanë shkelur në patentat e tij, të përllogarit dëmet e shkaktuara dhe t’i bëjë ndaloj të pandehurit në përdorimin e patentave teknologjike të tij.


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: