Mozilla paraqet shfletuesin mobil për Android

Mozilla paraqiti versionin alpha të shfletuesit mobil për smartphone-t të cilët operojnë në platformën Google Android.

Fennec 2.0, që është zhvilluar në makinën e njëjtë me Firefox 4, Gecko, ka të integruar sinkronizimin e informatave dhe rritje të performancës duke i ndihmuar shfrytëzuesit të ndajë proceset në veçanti.

“Ky aplikacion përfshinë Electrolysis, që lejon interfejsin e shfletuesit të ekzekutohet në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e përmbajtjes së Web-it,” tha Stuart Parmenter, udhëheqës i ekipit të zhvillimit mobil në Mozilla. “Duke bërë këtë, Fennec është në gjendje të reagoj shumë më shpejtë gjatë futjes së të dhënave nga shfrytëzuesi, përderisa Web faqja është ende duke u shfaqur ose procesori është duke ekzekutuar JavaScript-at”.

Teknologjia Electrolysis eventualisht do të ketë add-ons, një veçori e huazuar në Firefox.

Fennec 2.0 mund të instalohet në shumë smartphone, por jo në të gjithë që kanë platformën Android, tha Mozilla, që përfshinë HTC Desire, Droid Incredible, EVO 4G dhe Legend, Motorola Droid 2 dhe Droid X.

Mozilla nuk ka njoftuar zyrtarisht kur do të jetë në dispozicion versioni final apo ai beta i Fennec 2.0 për Android, por poseduesit e Android smartphone-ve mund ta provojnë atë duke e shkarkuar nga faqja e Mozilla-s.

 

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: