3.8 miliard aplikacione të shkarkuara në gjysmën e parë të 2010

Tregu global i aplikacioneve ka rritur qarkullimin nga 1.4 miliard £ në 2.5 miliard £ në gjysmën e parë të këtij viti. Numri i aplikacioneve mobile të shkarkuara ka arritur në total prej 3.8 miliard vetëm në gjashtë muajt e parë, krahasuar me 3.1 miliard në 2009, sipas Research2guidance.

Kjo vie si pasojë që tani më shumë përdorues të smartphone-ve e kanë më të lehtë qasjen në dyqanet e aplikacioneve, siç është dyqani i Google Android. Ndërkohë, dyqane të aplikacioneve të formuara në 2009 kanë rritur numrin e aplikacioneve që kanë në dispozicion.

Çmimi mesatar i aplikacioneve është rritur në 2.32£ për aplikacion. Si shembull, me 7 Qershor të këtij viti, Apple ka pasur më shumë se 225,000 aplikacione në App Store, me mbi 5 miliard shkarkime të raportuara.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: