China Mobile dhe Xinhua krijojnë Search Engine

China Mobile dhe agjencia e lajmeve Xinhua kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një makinë kërkuese në Internet,  raporton Xinhua.

Të dy kompanitë kanë për qëllim krijimin e një makine kërkuese të re, por nuk dhënë janë detaje tjera nga Xinhua, që është një agjenci e kontrolluar nga shteti. China Mobile, operatori më i madh mobil në vend, nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me lajmin.

Tregu i kërkimit në Kinë është i dominuar nga kompania kineze Baidu, që kontrollon rreth 70 përqind të tij, sipas Analysys International. Google gjendet në vend të dytë me 24.2 përqind të tregut.

Është ende e paqartë nëse makina kërkuese i dedikohet kërkimeve nga kompjuterët desktop apo nga pajisje mobile. Projekti mund të ketë thjesht qëllim kërkimet në pajisjet mobile të përmbajtjes së Xinhua-s, pohon Liu Ning, analist në kompaninë për konsultime teknologjike BDA.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: