Samsung njofton 3D HDTV më të lirë: 50-inç 720p plasma për 1,000$

Përveç paraqitjes së disa pajisjeve të reja si: 3D Blye-ray player dhe 3D HDTV LED më të madh deri më tani, Samsung gjithashtu ka paraqitur linjën e re të 3D plazmave, duke përfshirë edhe njërin që ka çmim prej 1,099.99$ që është njëheritë edhe 3D HDTV më të lirë në treg.

Ndryshe nga televizionet tjera 3D që gjinden në treg, PN50C490 është vetëm 720p, edhe pse është në madhësi 50 inç.

Kjo shpjegon edhe faktin se si Samsung është në gjendje të ndalet në pikën 1,000$. (Ndërsa në Amazon.com është në shitje për 989$.)

Ende nuk është bërë e ditur nëse do të ketë syzet 3D të bashkangjitura, por frekuenca e tij do të jetë 600Hz.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: