Control4, njëra nga kompanitë e cila ofron produkte të lira në lidhje me kontrollimin automatik të pajisjeve shtëpiake, tani ka zhvilluar konzolën e cila vendoset në muret e shtëpisë dhe operacionet e saj i realizon me anë të komandave që merr nga një panel touchscreen. Control4 tashmë ka zgjidhje e cila implementohet në iPhone, Android, iPad dhe llaptop të ndryshëm, por ka shtuar edhe këtë konzolë si pjesë e lehtësimeve për përdoruesit.
Zgjidhjet të cilat janë në telefona apo ato të bazuar në web janë gjithashtu të mira, por kjo kërkon angazhim shtesë duke ndezur pajisjen, gjetur adresën (nëse është në web), klikuar në të dhe pastaj për të pritur derisa të shfaqet. Me konzolën e cila montohet në mure,
Control4 synon që të ofroj kontroll të shpejt të shtëpisë tuaj.
Pajisje touchscreen e quajtur InfinityEdge vjen në çmimet 500$ dhe 900$ për 5 inç dhe 7 inç respektivisht që mund të kyçet më anë të lidhjeve AC, Ethernet apo Wireless.



