Epson ka lansuar printerin e ri WorkForce 325 multifunction printer (MFP) i përshtatshëm për përdorim shtëpiak apo biznese të vogla.
WorkForce 325 është printer inkjet që përdorë katër mbushje individuale të ngjyrave. Printeri ka rezolucion 5760 x 1440 (dpi), dhe shpejtësia e tij është 4.3 faqe për minutë (ppm) për faqet njëngjyrëshe dhe 2.2 ppm për ato me shumë ngjyra.
Për lidhje me Mac ai përdorë një port USB 2.0 dhe ka të integruar
Wi-Fi për lidhje me wireless.
Mundësia e përfshirë e faksit ofron dërgimin dhe pranimin e letrave në pothuajse 3 sekonda për faqe. Memoria e brendshme mund të ruaj deri në 60 numra dhe të pranoj deri në 180 faqe njëkohësisht.
WorkForce 325 ka çmim 100$ dhe vjen me një vjet garancion.



