Sipas Toshiba, teknologjia e re për fshirjen e të dhënave e cila është duke u aplikuar në prodhimin e disa disqeve të reja do të shkatërroj çdo të dhënë në momentin që pajisja çkyçet nga kompjuteri apo ndalet plotësisht.
Në vend të mbishkrimit të të dhënave i cili merr orë të tëra, ose përdorimit të ndonjë metode fizike, që kërkon kohë dhe përpjekje, disqet e reja automatikisht do t’i bëjnë të pavlefshme të dhënat në vetëm disa sekonda duke fshirë çelësin e sigurisë në momentin që disku të çkyçet plotësisht nga energjia.
Kjo do të thotë që çdo dokument konfindencial që është ruajtur në disk do të jetë i sigurt në rast se disku është vjedhur apo çkyçur.



