Skype 100 milion $ letra me vlerë

Gjigandi i telefoniës në Internet, Skype planifikon ngritjen e sa më shumë të çmimit të letrave me vlerë që posedon deri në 100 milion $.

Kompania tha se ka paraqitur një deklaratë S-1 me Komisionin e Shkëmbimit me Letrat me Vlerë. Pas IPO, Skype do të bëjë tregti në tregun Nasdaq Global.. Asnjë çmim apo datë konkrete nuk janë caktuar ende në IPO.

Oferta publike potenciale për Skype ka qenë e përfolur për një kohë të gjatë. Në fund të 2009, lëvizja në këtë drejtim ka ardhur kur dyqani online eBay, i cili ka blerë Skype në 2006, ka shitur interesin e vet kontrollues në Skype.

Skype me bazë në Luksemburg ofron shërbime të telekomunikimit të bazuara në softuerin e saj që lejon njerëzit të bëjnë thirrje më zë apo video thirrje përmes Internetit te përdoruesit tjerë të Skype duke përdorur pothuajse çdo pajisje e cila ka qasje në Internet. Shërbimi VoIP lejon përdoruesit që të bëjnë dhe të pranojnë thirrje nga numrat e rregullt telefonik duke paguar një tarif për këtë shërbim.

Kompania është duke vepruar që nga 2003 dhe ka 124 milion përdorues. Skype pretendon se përdoruesit kanë realizuar deri 95 miliard minuta thirrje përmes softuerit Skype gjatë gjysmës së parë të 2010.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: