Konsumatorët të cilët kanë qenë duke pritur për të blerë Mac Pro, tani mund ta realizojnë atë. Apple ka shtuar në listën e produkteve modelin e fundit 12 bërthamësh në dyqanin e vet online.
Modeli bazë ka 2 procesorë Intel Xeon 2.66GHz me nga 6 bërthama, 6GB RAM në gjashtë module nga 1GB, 1TB harddisk, SuperDrive 12x, kartelën grafike ATI Radeon HD 5770 me 1GB GDDR5 memorie. Po ashtu ka edhe komponentët e zakonshme si: 802.11 a/b/g/n Wireless, Gigabit Ethernet, Bluetooth 2.1 + EDR, etj.
Çmimi për konfigurimin bazik fillon në 4,999$, konsumatorët mund të ndërrojnë procesorët në 2.93GHz për një çmim shtesë prej 1,200$. Të gjitha kombimimet e ofruara tani janë në shitje në dyqanet e Apple-s brenda 7-10 ditë të punës.



