Kyber-kriminelët evropiano-lindor kanë arritur që të infektojnë mbi 100,000 kompjuterë në Britani të Madhe me anë të një malware Zeus të cilin e kanë përdorë për të vjedhur llogari bankare, ka zbuluar kompania Trusteer.
Është ende e paqartë sa llogari individuale mund të jenë prekur nga ky sulm, por Trusteer ka paralajmëruar se Zeus është në gjendje të regjistroj çdo gjë që hyn apo del nga kompjuteri i viktimës, kështu që dëmi potencial mund të jetë shumë i madh.
Një gjë shumë shqetësuese është mundësia që Zeus ofron, që kompjuteri i viktimës të mirret nën kontroll nga largësia që mundëson që sulmuesit të jenë në gjendje të sulmojnë online llogaritë bankare të viktimës.
Sipas shefit ekzekutiv të Trusteer, Mickey Boodaei, deri në 1.5 përqind e PC-ve në Britani të Madhe mund të jenë infektuar me Zeus në të kaluarën.
Lajmi është bërë publik në ditën që Policia Metropolitane njoftoi se ka arrestuar gjashtë njerëz në lidhje me vjedhjen e një shumë prej 20,000 funtave nga llogaritë bankare online dhe kartela krediti.
Një gjë është e sigurt se përdoruesit e Mac dhe Linux nuk janë të prekur nga infektimi. Edhe pse ka prekur përdoruesit e Windows, kjo nuk do të thotë se përdoruesit e platformave tjera janë të paprekur.



