Microsoft-i ka deklaruar se ka bllokuar qasjen e mijërave llogarive (email adresave) të sistemit të vet elektronik, veçanërisht në Evropë. Fjalëkalimet e tyre janë identifikuar nga hakerat të cilët I kanë publikuar në internet.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa fjalëkalime nga konsumatorët e Windows Live Hotmail janë marrë në mënyrë të paligjshme nga një teknikë phishing dhe janë ekspozuar në një faqe interneti, " ka deklaruar Microsoft.
“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bllokuar çdo qasja në llogaritë që janë ekspozuar dhe kemi vendosur resurse të mjaftueshme për ti nduhmuar këta përdorues që ti rimarin llogaritë e tyre,” , ka shtuar Microsoft, i cili tregon se gjatë vikendit e kanë kuptuar që informatat e mijërave përdoruesve të Hotmail, veqanërisht të Evropes, janë publikuar në një faqe interneti.
“Ky aksion i piratëve nuk ka leju që të hyjnë në të dhënat e Microsoft-it”, duke kujtuar se "phishing" është "një problem në të gjithë sektorin e internetit”.
Microsoft-i këshillon të gjithë përdoruesit që të jenë shumë të kujdesshëm para hapjes së pjesëve të bashkangjitura si dhe në burimin e tyre, të instalojnë antivirusa dhe t’i azhurjnojnë rregullisht, si dhe të ndryshojnë fjalëkalimin çdo 90 ditë.



