Përveç mundësisë së kontrollit të aplikacioneve në një iPhone që mund të bëhet përmes prekjes së gishtit, tani atë mund ta kontrolloni edhe përmes trurit. Pajisja në formë të kufjeve, PLX XWave mund të kthehet në pikë kontrolluese të aplikacioneve në një iPhone.
PLX XWave është një sensor i cili kyçet në iPhone, iPod Touch dhe iPad dhe lejon ndërveprimin me aplikacionet thjeshtë vetëm duke menduar.
Përshkrimi i saj sipas kompanisë
është:
- XWave, e cila është zhvilluar në teknologjinë e patentuar NeuroSky eSense, bënë bartjen e impulseve elektrike në sipërfaqen e kafkës të cilat pastaj nga sinjalet analoge i konverton në sinjale digjitale.
Me XWave mund të kontrolloni edhe vëmendjen dhe nivelin e meditimit.
Objektet në një lojë po ashtu mund të kontrollohen, dritat në dhomë mund të ndryshojnë ngjyra varësisht në çfarë gjendje emocionale jeni për momentin, këto mundësi janë të kufizuara në fuqinë e imagjinatës se individit.



