Nëse mendoni që të organizoni të dhënat tuaja, do ta mirëprisni zgjidhjen e fundit të Apimac që është një iDatabase e cila operon në OS X.
Siç tregon edhe emri, iDatabase është një produkt për “menaxhimin e të dhënave personale” që mund ta përdorni për të krijuar interfejs të ndryshëm në lidhje më të dhënat si: përcjellja e konsumit tuaj të kalorive, shpenzimeve tuaja ose krijimi i një
katalogu për filmat tuaj të preferuar.
Deri më tani, produkti i Apimac ka qenë projektuar vetëm për pajisjet në iOS, produkti i ri është kompaktibil për sistemin operativ OS X të Mac.
Sipas kompanisë iDatabase për OS X është pothuajse identike më versionin që operon iOS, të dy versionet ofrojnë sinkronizim dy-drejtimesh të të dhënave përmes Wi-Fi dhe mbështesin krijimin e databazave në mënyrë të kostumizuar, sipas nevojave përkatëse.
iDatabase 1.0 për OS X, që kërkon një sistem operativ në versionin 10.5.8 ose më lartë, kushton 29$ dhe mund të blihet nga web faqja e kompanisë Apimac.



