Çipi më i ri nga IBM mund të krenohet për shpejtësinë e tij dhe i cili pritet që së shpejti të integrohet në superkompjuterët Big Blue.
Shpejtësia e çipit do të jetë 5.2GHz dhe do t’i dedikohet kryesisht kompanive të cilat kanë kalkulime të mëdha të të dhënave, siç janë bankat apo kompanitë për shitje-blerje.
Procesori në vete përmban katër bërthama, së bashku me pjesën përkatëse për DRAM, që IBM e quan eDRAM, brenda modulit të procesorit. Inkuadrimi i DRAM brenda modulit të procesorit është një teknikë e re, kur dihet se RAM memoria zakonisht vendoset në pllakën
amë.
Teknologjia e patentuar e IBM eDRAM lejon vendosjen e DRAM brenda procesorit, që ndikon në rritjen e performancës.
I quajtur me emrin z196, procesori i ri përfshinë këto karakteristika:
- Shpejtësia: deri në 5.2GHz,
- Numri i bërthamave: 4,
- Numri i tranzistorëve: 1.4 miliard,
- Memoria Level 3 Cache : 24MB e implementuar si eDRAM,
- Memoria Level 4 Cache: 192MB,
- Kontrolleri i memories ofron mbështetje për DDR3 RAM,
- Procesi i prodhimit: IBM 45-nanometer CMOS SOI,
- Arkitektuara: IBM Power 7.



