Liverpooli pësoi në Francë

Përfunduan katër ndeshjet e para të Ligës së Evropës në futboll, ndërsa një prej skuadrave pretendente për ta fituar këtë trofe, Liverpooli i Anglisë, pësoi humbje nga skuadra franceze, Lille, me rezultat 0:1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Hazard, në minutën e 84-t.

Ndeshja e cila solli më së shumti gola ishte ajo ndërmjet skuadrës gjermane, Hamburg dhe asaj belge, Anderlecht. Pas 90 minutave lojë, fitorja me rezultat 3:1 u takoi gjermanëve, të cilët luajtën shumë mirë dhe me epërsi prej 2 golave e presin ndeshjen e kthimit, e cila pas një jave do të zhvillohet në Bruksel.

Dy ndeshjet tjera, Atletico Madrid - Sporting dhe Rubin Kazan – Wolfsburg, nuk dhanë fitues, pasi ato përfunduan baars. Në të vërtetë, në Stadiumin “Vicente Calderon” në Madrid nuk u shënua asnjë gol, përderisa në ballafaqimin tjetër, të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

dhe Soprtingu edhe Wolfsburgu i presin ndeshjet e kthimit me rezultat të favorshëm. 

Rezultatet:

Atletico M. - Sporting 0:0
Hamburger - Anderlecht 3:1
Lille - Liverpool 1:0
Rubin Kazan - Wolfsburg 1:1

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: